-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr

Kryesoret

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 14-vjeçares Vanja, ka dalë në deklaratë për mediat për herë të parë nëna e saj Zorica Gjorçevska.

Për mediat serbe ajo është shprehur se e ka ende jo të qartë atë çfarë ka ndodhur dhe se me babain e vajzës nuk ka pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.

“Prej 5 vitesh jemi të ndarë dhe nuk e di se çfarë ka bërë dhe me kë. Kemi qenë në raport të mirë për shkak të fëmijëve. Nuk jemi zënë për kujdestarinë, rreth edukimit, ka mundur t’i shoh kur ka dashur, ose kur kanë dashur fëmijët. Nuk e di dhe nuk më ka interesuar jeta e tij. Jeta ime kanë qenë fëmijët dhe puna. Ishte i lirë, që të më linte edhe mua të qetë. Sa herë që kemi folur, kemi folur për fëmijët. Ju lutem, mos më parashtroni më pyetje, sepse edhe unë ja parashtroj vetes shumë pyetje, përse ndodhi kjo dhe pres ta zbuloj” u shpreh nëna e vajzës.

Vanja Gjorçevskas po kalon një sëmundje kronike, gjithashtu është shprehur se dhe vajza tjetër e saj është e sëmurë, por me rëndësi për të është të zbulohet e vërteta.

“Nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di se përse ka ndodhur kjo. Po e  pres ende epilogun e gjithë kësaj. Ende nuk e kam të qartë përse jeta ime normale u shndërrua në ferr. E kam të paqartë si dhe përse vajza ime e shkëlqyer tani është në varr. Kam sëmundje kronike, por po mbahem, me rëndësi e kam të zbulohet e vërteta, edhe vajza tjetër momentalisht është e sëmurë, të gjithë shpresojnë që ajo të bëhet mirë. Ju lutem, ju lutem shumë të prisni të zbulohet se përse ndodhi kjo”.

Vrasja e Vanjës nga pesë personat e dyshuar, sipas prokurorisë, është ndihmuar edhe nga babai Aleksandri i cili vrasësve ju ka dhënë informacion për vendndodhjen e Vanjës. Sipas prokurorisë, babai këto informacione i ka dhënë që Vanja e rrëmbyer të përdoret si peng për të kërkuar para nga nëna, e cila kishte shitur një banesë dhe babai kërkonte pjesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit