-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policët me SkyECC? Rrumbullaku: Do të përjashtohen

Kryesoret

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës kanë afat 30 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat”.

I pyetur në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë dorëheqje nga radhët e efektivëve.

“Nuk ka dorëheqje, qoftë edhe një e vetme po të jetë, do të merret vendimi për përjashtimin. Hetimet vazhdojnë,” tha Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi të hënën urdhrin me anë të të cilit u kërkohet të gjithë atyre që janë pjesë e strukturave të sigurisë që të deklarojnë nëse i kanë përdorur aplikacionet që përdorin në botën e krimit, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit.

Armë dhe kanabis, Rrumbullaku: Goditen 181 raste të paligjshme të lojërave të fatit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit