-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I mori 2000 euro një 63-vjeçareje, në pranga “mashtruesi” i rrjeteve sociale

Kryesoret

Një 55 vjeçar është kapur ditën e sotme në Gjirokastër pasi akuzohet për “mashtrim”.

Siç raportohet 55-vjeçaro F.K., banues në Tiranë, është prangosur pasi ishte shpallur në kërkim për “mashtrim” kryer në bashkëpunim.

Ky person në fakt akuzohet se i ka mare 2000 euro një 63 vjeçareje duke e mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ngjarja daton në 13 shtator të këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 2000 euro, një 63-vjeçareje, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

F.K., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas, më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit