“ Veneto mban zi për të rinjtë viktimatë tjera të rrugës. Një tragjedi e pafund, e fundit ndër shumë të tjera, që lë zemrën të thyer dhe i thërret ndërgjegjet në një shqyrtim të thellë të asaj që mund të bëhet për t’i shmangur ato.”
Kështu ka reaguar për aksidentin tragjik i cili i mori jetën tre të rinjve, Presidenti i Rajonit të Venetos, Luca Zaia.
Ai i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se është duke punuar për të parandaluar tragjedi të tjera si kjo.
”Në këtë moment dua t’u bashkohem familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që i njohin dhe i vlerësuan, duke u dërguar ngushëllimet e mia më të thella. Ne duhet të vazhdojmë me të gjitha institucionet të kërkojmë forma më efektive të parandalimit, sepse, nëse me këtë arrijmë të shmangim qoftë edhe një tjetër nga këto tragjedi, do të kemi arritur një rezultat për t’i bërë rrugët tona më të sigurta”, tha Luca Zaia.