Arbër Hajdari ka ndarë sot me publikun ‘live’ në emisionin ‘Më lër të flas’, një lajm surprizë, Ai së shpejti do të bëhet baba i një vajze e duket se festat për vitin e ri që po vjen, sapo kanë filluar.
“Këto festa do i presim ndryshe. Besoj se Zoti e pranoi lutjen time! Unë doja një vajzë dhe do të bëhem baba i një vajze,” ka thënë ai.
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera Devolli kurorëzuan mbrëmjen 2 tetorit 2022 dashurinë e tyre 5-vjeçare në martesë e së shpejti do të bëhen prindër me fëmijën e tyre të parë.