15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atalanta dhe Milani në fushë, mbrojtësit në infermieri

Kryesoret

Atalanta dhe Milan do të përballen midis tyre për javën e 15-të të Serie A.

Dy klubet nuk po kalojnë momente shumë të mira si në rezultate ashtu dhe me dëmtimet.

Atalanta regjistron 4 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, ndërsa Milan ka humbur shumë terren në garën titull, dhe pse mban vendin e 3-të në renditje, distanca me Juventusin kryesues për momentin është 17 pik.

Por problemi më i madhe për Gasperinin dhe Stefano Piolin është reparti i mbrojtjes, pasi të dy shohin një numër të lartë të lojtarëve në infermieri.

Disfata 3-0 e Atalantës kundër Torinos tregoi sa i rëndësishëm është Gjimshiti për të tijët, ky i fundit la fushën në pjesën e parë për shkak dëmtimi dhe më pas Torino shënoi 3.

Për më tepër “Bergamaskëve“ do i mungojë dhe Palomino, Toloi dhe Zappacosta, të gjithë jashtë për arsye dëmtimi.

Akoma më e rëndë është situata e Milanit, me Piolin që duhet të “ruaj fortë” Fikayo Tomorin si qendërmbrojtësi i vetëm në dispozicion.

Dëmtimet e Kjaer, Thiaw, Caldaras dhe Kalulu kanë ndikuar jo pak në rezultatet e fundit, dhe përshtatja e Theo Hernandez si mbrojtës qendre mund të rezultojë me pasoja në krahun e majtë të prapavijës.

Një situatë aspak e qetë për të dy klubet, të cilët ndoshta ndikuar nga dëmtimet fokusohen vetëm tek sulmi duke dhuruar sa më shumë gola në sfidën që do startojë në 18:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit