Kryeministri belg Aleksander De Croo përmes një video në rrjetet sociale ka bërë publike tre prioritetet e Belgjikës nga janari i vitit të ardhshëm kur edhe marin kryesimin e BE-së.
De Croo përmend tre prioritete të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me qytetarët dhe ekonominë e Bashkimit Europian e në asnjë rast edhe zgjerimin e BE-së me vende të reja.
“Bashkimi Evropian nuk mund të zgjerohet pa reformë të brendshme të BE-së, tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, në intervistën për të përditshmen belge “Le Soir”, pas kthimit nga Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Vizita e saj është në kuadër të presidencës së Belgjikës me BE-në, e cila fillon më 1 janar 2024.
Belgjika mbron pikëpamjen se rruga drejt zgjerimit duhet të lidhet me rrugën e reformave të brendshme të BE-së.
“Ka reforma që duhen zbatuar ose rrezikojnë të paralizojnë dhe përçajnë Evropën. Duhet të zbatohet paralelisht. Të dyja janë vërtet të nevojshme, zgjerimi nuk mund të shkojë pa reformën e institucioneve evropiane”, thotë ajo.