-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani në urgjencë! Shtatë lojtarë të operuar në pesë muaj

Kryesoret

Partizani po zhvillon një kampionat mjaft të mirë deri në këtë fazë të sezonit.

Vendi i dytë në renditje me tre pikë pas Egnatias dhe vetëm një humbje në kampionat ajo kundër Skëndërbeut.

Por arritjet bëjnë të harrohen problemet, dhe pikërisht mund të harrohet se klubi i kuq nga muaj gusht deri ditën e djeshme, ka parë ti ushtrohen ndërhyrjeve të rëndësishme kirurgjikale plot shtatë lojtarë.

I fundit që u shtua në listë ishte Arbër Bytyçi ditën e djeshme, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje të komplikuar kirurgjikale në ligament.

Një dëmtim i rëndë gjatë ndeshjes kundër Egnatias, i cili do e lëri jashtë fushave deri në sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën ndeshje me Bytyçin u dëmtua edhe Marçelino Preka, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje në klavikulë. Shkodrani, që ishte kthyer në titullar fiks, pritet të kthehet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për kapitenin Hoxha.

Në listë janë dhe katër lojtarët të cilët janë rikthyer tashmë nga faza e rikuperimit dhe janë në dispozicion të klubit, këtu bëjnë pjesë Sembene, Kote, Mensah dhe Qirko.

Por operimet janë vetëm njëra anë e medaljes, pasi ana tjetër mbahet nga lojtarët të cilët janë dëmtuar por nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje.

Atanaskoski, Hadroj, Sota, Bilali, Koçijan, Da Silva, Mba, etj., janë dëmtuar dhe një pjesë e tyre vijojnë të mos jenë gati.

Jemi vetëm në muajin dhjetor dhe thuajse të gjithë lojtarët kanë pësuar minimalisht një dëmtim. Fati është pjesë e gjithë kësaj, por nuk do të ishte normale që në klubin e kuq të mos bëhej një analizë dhe të mos merreshin masa për përmirësimin dhe mospërsër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit