-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/Spitali përfshihet nga flakët, vdesin 4 pacientë, evakuohen 200 të tjerë, mes tyre dhe fëmijë

Kryesoret

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu gjatë natës në spitalin San Giovanni në Tivoli pak kilometra larg Romës.

Sipas hetimeve fillestare zjarri ka shpërthyer fillimisht në katin -2 të spitalit më pas ka goditur dhomat e urgjencës dhe të reanimacionit.

Viktimat janë dy burra të moshës 76 dhe 86 vjeç dhe dy gra të moshës 84 dhe 86 vjeç, të gjithë pacientë të institucionit .

Deri më tani mediat italiane bëjnë të ditur se viktima  e parë ka qenë në repartin e Kardiologjisë, e cila është zbuluar gjatë ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Dy të tjerë ishin shtruar në repartin mjekësor dhe i katërti nuk dihet ende nëse ka humbur jetën para apo pas shpërthimit të flakëve.

Mbi 200 pacientë u evakuuan gjatë zjarrit,  mes tyre ishin shtatë fëmijë, disa të porsalindur dhe disa të shtruar në repartin e Covid.

Kryetari i bashkisë së Tivolit, Giuseppe Proietti tha në deklaratë për mediat italiane se: “Dhomat e një palestre të Bashkisë janë të përdorura, të ngritura nga Mbrojtja Civile lokale me batanije, jastëkë dhe shtretër. Këtu pacientët janë renditur dhe nga këtu ambulancat mund t’i transferojnë gradualisht në spitalet e zonës që kanë shtretër në dispozicion”.

Policia po heton shkaqet e zjarrit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit