Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.
Policia njofton se qarkullimi është ngadalësuar, por nuk ka bllokim.
Gjithashtu në njoftimin e policisë iu bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë durim të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.