Hamasi ka paralajmëruar se nuk do të lirojë asnjë peng pa negociata.
Zëdhënësi i Brigadave al-Qassam Abu Obaida në një mesazh të publikuar në media, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se asnjë peng nuk do të kthehet në Izrael pa negociata.
Ndërkohë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar më herët se lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka një ndikim katastrofik shëndetësor në Rripin e Gazës.
“As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant… as mbështetësit e tij… nuk mund t’i marrin të burgosurit e tyre të gjallë pa një shkëmbim dhe negocim dhe pa përmbushur kërkesat e rezistencës,” tha në një televizion Abu Obeida, zëdhënës i Hamasit.