-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: 21 milionë euro për ushtrinë shqiptare! Ministri: Krah aleatëve në siguri e mbrojtje!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së vendit Ermal Nufi, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për fondin e akorduar të Këshillit të BE për Shqipërinë me vlerë 21 milionë euro, paketë cila do të shkojë direkt për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Postimi i Nufit

Lajm i mirë nga BE!
Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Këshilli i Bashkimit Evropian 🇪🇺 miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë 🇦🇱 në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.
Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FARSH.
Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit