Kristian Shpendi po frekuenton vazhdimisht golin në Serinë C italiane.
Talenti shqiptar gjeti sërisht rrjetën me fanellën e Cesenës, ai shënoi golin e dytë për të tijët në fitoren 1-2 kundër Recanates.
Djaloshi shqiptar u shpreh i lumtur në intervistën pas ndeshjes, por nuk munguan as autokritikat ku u shpreh se skuadra duhet të punojë akoma më shumë dhe se tani duhet të mendojnë për ndeshjen tjetër kundër ekipit të Torres.
Në 13 javë kampionat Kristian Shpendi ka shënuar tashmë 9 gola, duke u shndërruar në një pikë të fortë për bardhezinjtë.
Sulmuesit është duke ndjekur gjurmët e vëllait të tij, Stiven shpendi i cili doli krye golashënuas tek cesena, dhe në merkaton e verës lëvizi për tek Empoli në elitën e futbollit italian.