Këtë të diel janë rikthyer reshjet e borës në lartësinë mbi 1000 metra. Me më shumë intensitet reshjet kanë qenë në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.
Prej pak minutash reshjet janë intensive ndërsa vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve tek baypass-i i Murrizit , pjese e rrugës se Arbrit.
Kaotike paraqitet situata edhe në Bulqizë e Dibër por ende nuk raportohet për probleme në qarkullim.
Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon qytetarët që përdorin aksin e rrugës së Arbrit të pajisen me goma dimërore.