3 këngëtarë janë tërhequr nga gara për Festivalin e RTSH-së, ku përflietet se këtë vit Elsa Lila është fituese e përcaktuar.
Tre këngëtarë janë tërhequr nga gara, Samanta Karavella, Kejsi Tola dhe më pas Sardi Strugaj, mes akuzave se Festivali i Këngës është i shitur.
Drejtori artistik i Festivalit, Bojken Lako ka sqaruar një herë e mirë aludimet dhe thashethemet për në lidhje me edicionin e këtij viti.
“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi show-t, por muzikës dhe orkestrës. Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës”, tha ai.
Ndërsa thashethemet se këtë vit çmimi i parë do i jepet Elsa Lilës, ai i mohoi
“Juria ka 11 anëtarë. Si mundet që të bien dakord të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Ato që përfliten janë thjesht lajme për portale që të klikohen”, tha ai.