Partia Demokratike po feston 33-vjetorin e saj të themelimit me dy evente paralele.
PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha festoi në palltin e kongreseve, ndërsa PD e Rithemelimit e drejtuar nga Sali Berisha po zhvillon festën e saj në Hotel Tirana.
Në këtë festë ish-kryeministri shoqërohet nga vajza e tij, Argita Malltëzi.
Për këtë të fundit është spekuluar shumë se egziston mundësia se mund t’i futet politikës, por deri më tani Malltëzi e ka mohuar një gjë të tillë.
Në festën e Rithemelimit, dominojnë figurat e njohura, si Besnik Mustafaj, Arben Imami, Jozefina Topalli e Neritan Ceka.