Dy qytetarët me iniciale A.S. dhe GJ.P. janë aksidentuar me njëri-tjetrin mëngjesin e sotshëm në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.
Nga ky aksident janë plagosur 6 persona, 3 pasagjerët e qytetarit A.S. dhe 3 pasagjerët e qytetarit GJ.P.
Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti, ndërsa të plagosurit e tjerë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.
“Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sqaroi policia.
Aksident në Qukës, makina përfundon mbi trafikndarëse gati për të rënë nga ura