Një automjet është djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Mësohet se automjeti tip “Range Rover” është në pronësi të 58-vjeçarit banues në Amerikë.
Sakaq grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.