Juglindja ditën e djeshme u pushtua nga reshjet intensive të dëborës ku dhe qarkullimi filloi të bëhej i vështirë.
Por përveç dëborës juglindja është përfshirë edhe nga mjegulla e dendur.
Ndërkohë, trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.
Drejtuesve të automjeteve iu bëhet thirrja të ulin shpejtësinë dhe të përdorin goma dimërore.