-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pasione ngjyrash në një mozaik natyror!

Kryesoret

Mikail Papuciu, artisti mes dimensioneve shumëngjyrshe dhe elksirit natyror…

Muaji Dhjetori e gjeti Credins bank me një tjetër ekspozitë të re të çelur, nga piktori Mikail Papuciu. Në një ambient të bukur me dekore festive, pikturat janë pozicionuar në hollin e bankës.

Klientet e bankës do të kenë mundësi të shijoj bukurinë e pikturave të cilat kanë një tematike të larmishme si: peizazhe, portrete, duke të krijuar kështu ndjesinë e fotografisë së gjallë. Mikail Papuci, një artist me aftësi dhe talent të spikatur, e bën që çdo pikturë të ketë një kompozim unik me kolorite ngjyrash të shumëllojshme. Punuar me shumë finesë dhe elegancë, detajet e imta janë ato që i bëjnë këto piktura të jenë mjaft të veçanta.

Ekspozitat e piktorit janë çelur në Shqipëri si edhe në disa vende të botës, duke pasqyruar gjëndjen dhe ndjesitë e tij shpirtërore. Lindur në qytetin e bukur të Fierit, rrethuar nga arkitektura, Mikaili studimet i kreu fillimisht në liceun artistik të qytetit të lindjes, e më pas, studimet e larta në Akademinë e Arteve për pikturë monumentale.

Kjo ekspozitë u mundësua nga Credins bank dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit Janar 2024. Pikturat janë në shitje dhe artdashësit e këtij zhanri, do të ketë mundësinë të blejnë të preferuarën e tyre…

Nën titullin “Pasione ngjyrash në një mozaik natyror”, kjo ekspozit kurorëzon suksesshëm siparin e  të gjithë ekspozitave artisitike që janë çelur intensivisht në Credins bank, përgjatë vitit 2023. Në kuadër të 20 vjetorit banka Credins, përgjatë vitit e ka shndërruar hollin e saj në shtëpinë e artit.

Klientët e saj kanë patur mundësinë të kundrojnë punimet e artistëve të rinj, e sigurisht dhe të plejadës së artë të artistëve shqiptar. Credisn, ka patur kënaqësinë që ka bashkëpunuar dhe suportuar artin duke u bërë kështu zëri krysorë në pasqyrimin e vlerave të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit