Është arrestuar ditën e sotshme një 23-vjeçar nga Tirana pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi të ndarë në pako brenda në automjetin e tij.
I riu me iniciale F.B u ndalua në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.
Gjithashtu nisi procedimi për 3 pasagjerët që ndodheshin me 23-vjeçarin në makinë, E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë.