Tahir Bici është mësuesi 54-veçar i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur dy ditë më par[ në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Ai mbeti i plagosur bashkë me 5 persona të tjerë në këtë aksident, dhe fatëkeqsisht nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe humbi jetën në spital mbrëmjen e kaluar.
Ai punonte në shkollën 9-vjeçare të Pishkashit dhe njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, tregonte një përkushtim të madhe ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.
Njoftimi nga Zyra Arsimore Prrenjas:
E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU.
Punoi ne disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollen 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.
Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas!
I përjetshëm kujtimi i tij!