-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inteligjenca artificiale “merr” tenderat, Balluku i mbyll derën Berishës për tre kushtet

Kryesoret

Qeveria ka miratuar vendimin për dixhitalizimin e prokurimeve publike. Zëvendëskryeministrja deklaroi se ky projektligj do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve publike, ku do të përdoret teknologjia e avancuar dhe po ashtu inteligjenca artificiale.

Ky projektligji synon dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka dixhitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve. Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe dixhitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurimeve.

Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të para-kualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara dixhitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë” u shpreh Balluku.

E pyetur për kushtet e opozitës, Balluku tha se kërkesat e opozitës bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese. “Nuk është një negociatë sepse të gjitha kërkesat nga ana e Bardhit apo përfaqësuesit e tjerë që s’dimë si t’i quajmë, këto kërkesa bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese, grupi i PS ka dorëzuar një draft dhe ky draft është punuar më shumë kujdes dhe është bazuar në praktikat më të mira Europiane”, tha Balluku.

Nuk komentoi arrestimet brenda bashkisë Tiranë për inceneratorët. “Ne kemi vetëm një përgjigje që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është mbështetur nga Partia socialiste. Ne kemi bërë detyrën tonë duke krijuar drejtësisë së re një habitat ku ajo të veprojë, në nuk ndërhyjmë në të”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit