Cristiano Ronaldo javën e kaluar shënoi golin e tij të 50-të në vitin 2023, të cilin asnjë futbollist tjetër në botë nuk e ka arritur dhe deri në gjysmën e këtij sezoni ai shënoi 20 gola dhe dëshmoi edhe një herë se edhe në moshën 38-vjeçare ai është ende i aftë të luajë një rol të spikatur në futboll.
Pas lamtumirës nga Juventusi, Ronaldo dëshironte të shkruante një periudhë të ndritur me fanellën e Manchester United, por në ditët e sotme ai është penduar që nuk u transferua më herët në Al Nassr në Arabinë Saudite.
“Jam shumë i lumtur që luaj për Al Nassr dhe mezi pres të vazhdoj të luaj për këtë klub të madh. Më vjen shumë keq që nuk erdha më herët në Arabinë Saudite. Tani do të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin të realizojë të gjitha objektivat e vendosura”, tha Ronaldo.