Gazetari Elton Qyno ka reaguar pas lajmit se u mor në pyetje nga SPAK për disa orë dhe se banesa e tij iu nënshtrua kontrolleve.
Gjatë kohës që po ushtrohej kontroll në shtëpinë e tij kanë shkuar dhe mediat, ku Qyno ka folur pak para gazetarëve.
BKH kontroll në shtëpi, gazetari Qyno 10 orë në SPAK/ Vezaj: Prokuroria e “arrestoi”
Qyno ka treguar shkurtimisht se si ka ndodhur ngjarja, pasi e kanë thirrur në SPAK rreth orës 11:00 dhe e kanë kërcënuar për të treguar burimin e informacionit për publikimin e disa akteve hetimore nga ana e prokurorisë, duke e mbajtur deri në orën 17:00.
Qyno: Rrini se na ka hyrë SPAK-u. Nuk duan avokat ata. Kanë ardhur këtu, kanë marrë materiale, kanë kontrolluar të gjitha edhe hajdeni këtu por kjo është e gjitha. S’duhet të jetë avokati ishin fëmijët por nuk duhet të jetë avokati.
Gazetari: Çfarë të kanë komunikuar Elton?
Qyno: Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën po ashtu dhe asgjë më tepër. Unë hyra gati që në orën 11:00 dhe dola në orën 17:00 dhe nuk e di pse më ka ndodhur kjo. Më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme nga ana tjetër më thanë që duhet të merrnin një deklarim. Dhe pastaj kanë filluar presionet të çdo lloj forme me qëllimin për të treguar burimin, kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u procedua me një gjë të tillë.