Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Bullgari. Presidenti bullgar Radev deklaroi se Shqipëria e ka bërë më së miri punën e vet dhe se duhet të ishin hapur kapitujt e parë të negociatave.
“Shqipëria e bëri punën e vet. Nuk ka diskriminim për minoritetet. Shqipëria ka bërë punën e vet në të gjitha sferat që duhet. Dhe besoj se kjo punë do të vlerësohet” tha ai.
I zhgënjyer u shpreh edhe Begaj për veton greke. “Shqipëria ka punuar fort për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave. Në cdo takim që kam pasur është vlerësuar Shqipëria me punën që ka bërë.
Çuditërisht ndodh si puna e studentit, që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit që ke punuar shumë mirë dhe në fund e ngel në klasë.
Do të vazhdojmë të jemi studentë të dalluar do të vijojmë që të trokasim në dyert e BE-së. Nga Bullgaria nuk kam çfarë të pres më shumë se kaq e ka bërë më së miri punën e vet” tha ai.