Bayern Leverkusen mbylli në mënyrën më perfektë fazën e grupeve në Europa League, duke mbajtur vendin e parë me 6 fitore.
Gjermanët pritën në shtëpi Molde të cilët shpresonin ende tek kualifikimi në rast fitoreje.
Një shpresë e cila u “shua” që në pjesën e parë ku të zotët e shtëpisë shënuan 3 gola dhe thelluan rezultatin në të dytën në shifrat 5-1.
Të besuarit e Xabi Alonsos nuk treguan mëshirë në grupin H, me 6 fitore radhazi ata e mbyllin në vendin e parë me 18 pikë, dhe një total prej 19 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.
Së bashku me “Aspirinat” kualifikohet dhe Qarabag ku luan dhe Redon Xhixha, duke mbajtur vendin e dytë me 10 pikë.
Kualifikimi erdhi vetëm në sfidën e fundit në fitoren 2-1 përballë Hacken, ku sulmuesi shqiptar u hodh vetëm për pakë minuta në fushën e lojës.
Nga ana tjetër Roma e Jose Mourinhos arriti të fitonte me rezultatin e pastër 3-0 përballë Sheriff Tiraspol.
Për italianët shënuan Lukaku, Belloti dhe Pisilli, por pavarësisht fitores pozicionohen vetëm të dytët në grupin G, me 13 pikë, dy më pakë se Slavia Prague e vendit të parë.