100 vjet më parë u vra pak kilometra nga Kakavia, kryetari i Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve caktuar nga Lidhja e Kombeve, gjenerali Italian Enrico Tellini dhe 4 shoqëruesit e tij. Kontributi i Tellinit ishte i jashtëzakonshëm në caktimin e drejtë të kufijve me Greqinë duke u kthyer në një mbrojtës të kufijve Shqiptar nga babëzia e fqinjit jugor.
Në nderim dhe mirënjohje për figurën e gjeneral Tellinit, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” organizon ditën e Shtunë dt. 16.12.2023 ora:11.00 në sallën “Aleks Buda” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademi përkujtimore për gjeneral Tellinin. Të ftuar të posaçëm në këtë aktivitet do të jenë Prof. Lorenzo Franchini stërnip i Tellinit dhe Prof. Andrea Giannasi studiues dhe autor i librit “ Prej vrasjes së Tellinit te pushtimi i Korfuzit”.