Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, një 38-vjeçar A. M., banues në Sarandë.
Sipas deklaratave të familjarëve, ky person vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes