Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar rezultatet e Samitit të Brukselit ku nuk u arrit hapja e negociatave me BE-në.
Tabakau thekson se Shqipëria ka ngecur prej kohësh në një paradhomë të përjetshme e cila në fakt është duke i kushtuar shumë shqiptarëve dhe përgjegjëse për këtë bën qeverinë.
Deputetja demokrate shpreh se negociatat nuk janë hapur sepse shteti shqiptar nuk ka plotësuar kushtet bazë.
Ajo shton se Shqipëria mbetet e prej kohës në një paradhomë të përjetshme, dhe sipas saj e vetmja që kënaqet me “lugën bosh, është qeveria e cila numëron dështimet si arritje”.