-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plane për fundjavën? Sinoptikani: Ja si do të jetë moti të shtunën dhe të dielën

Kryesoret

Këtë fundjavë pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave. Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se pritet që temperaturat gjatë ditës së shtunë dhe të diel të ulen me 5 gradë Celsius.

“Parashikohet të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Vlerat minimale do të regjistrohen edhe në -5 gradë celsius në mëngjesin e ditës së diel në qytetet e zonave malore. Ndërsa maksimumet gjatë fundjavës do të shkojnë deri në 13 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore.

Sa i përket kushteve të motit deri në orët e pasdites së shtunë do të kemi vranësira të shpeshta reshje të pakta dhe të izoluara. Në zonat malore do t’i kemi në formën e dëborës, mbi 900 m nga niveli i detit, ndërsa në Ultësirën Perëndimore, rrezikohen shumë pak nga pikat e shiut.

Sa i përket ditës së diel do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi sot dhe nesër mbeten në mbizotërimin e vranësirave, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të krijohet mundësia për reshje dëborë”, tha meteorologu Hakil Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit