Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën aksidentalisht një e moshuar.
70-vjeçarja teksa kalonte në urën mbi lumin Fan për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, ku si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i shtetases, D.P, është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në në IML, për ekzaminim,
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.