Në burgun e Peqinit u vra brenda qelisë së tijë i dënuari Arben Lleshi.
Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar përjetë qëlloj 3 herë drejt tij nga dritarja e qelisë, një vrasje e cila dyshohet se është urdhëruar nga jashtë për qëllime hakmarrjeje.
Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohej për vrasjen e agim Hoxhës në vitin 2012 në Angli, dhe më pas i dogji trupin.
Por mësohet se dhe më parë ishte bërë një tentativë vrasjeje kundër arben Lleshit.
Në vitin 2018 ai ishte sulmuar me thikë në burg, por në atë kohë atentati u hetua nga autoritet si një sherr mes të burgosurve dhe jo si një tentativë për eleminim.