-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-“Duart lart”! Policia “përmbys” lokalin në Tiranë dhe “zhvesh” shitësit e kanabisit

Kryesoret

Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar.

Në kuadër të operacionit ‘Drug Bar’ policia ka vënë në pranga Ardit Hajdarin 36-vjeç, Enri Demën 27-vjeç dhe Çlirim Hykën 52 vjeç e Redis Hykë 21 vjeç të gjithë banues në Tiranën.

Sekuestrohen qindra doza kokaine, dhjetëra doza kanabisi, 1 armë zjarri pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Gjatë kontrollit në lokalin e A. H. shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit