Një tjetër version ka dalë në skenë në lidhje me ngjarjen në burgun e Peqinit.
Sipas BalkanWeb, Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqja.
Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.
Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Gjithashtu bëhet me dije se dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.
Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë.