Kanë dalë detaje të reja në skenë në lidhje me vrasjen në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Arben Lleshi.
Këtë herë vet autori i vrasjes, Sokol Mjacaj ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen duke treguar sesi siguroi armën dhe pse kreu vrasjen.
Raportohet se Mjacaj ka deklaruar se armën me të cilin kreu krimin e ka siguruar 1 muaj e gjysmë më parë, kjo hedh poshtë pistën se arma është futur në burg me dronë.
Por nuk dihet ende se si ka mundur ta fuste armën në burg.
Gjithashtu Sokol Mjacaj shpjegoi se vrau Arben Lleshin pasi kishte pasur konflikt me këtë të fundit.
“Arben Lleshin e vrava sepse nuk më pranoi në sektor” është shprehur Mjacaj para hetuesve.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar 18 punonjës, civilë, dhe policë të burgut, me qëllim të kuptohet sesi Mjacaj ka mundur të sigurojë armën.
Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.