Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Mjaçajn dhe 12 zyrtarë të asaj kohe të burgut të Peqit. Në 15 dhjetor 2023 i dënuari Arben lleshi humbi jetën de Indrit Shqaja mbeti i plagosur.
Si autorë të dyshuar u arrestuan Sokol Mjaçaj dhe drejtori i Peqinit Kamber Hoxha, si de ish shefi i policisë së burgut Vilson Shina, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.
Sipas hetimeve u zbulua se Sokol Mjaçaj kreu vasjen e Lleshit dhe plagosi tjetrin. Mjacaj e pranoi që kishte një konflikt me Lleshin, por prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë.
Hetimet gjithashtu përfshinë dyshime se disa zyrtarë të burgut mund të kenë bashkëpunuar me Mjacajn për të futur armën në burg dhe për të mbajtur informacion të fshehtë për ngjarjen.









