Bora Zemani dhe Donald Veshaj mbajtën pak ditë më parë premierën e filmit të tyre të parë “5 Herë Jo”. Të shumtë ishin personazhet e njohur që u bënë pjesë në këtë event dhe të parët që u vunë re ishin sigurisht kolegët e saj në televizionin ku ajo punon.
Por, jo të gjithë. Ajo që na ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj. Në momentin që po mbahej premiera, Arbana publikoi një foto ku zbulonte se ishte në një nga restorantet e Tiranës, duke zbuluar se kishte zgjedhur mos të ishte në festën e Borës dhe Donaldit.
Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë që dyshja nxitin aludime të tilla, pasi edhe në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë, në rrjet qarkulluan lajme se Arbana dhe Eduarti nuk morën pjesë, ndërsa e vërteta ishte ndryshe.
Në fotot e siguruara nga paparaci i “Panoramës”, duket qartë që çifti morën pjesë në premierën e filmit. Prej kohësh, përflitet se Arbana nuk do të jetë moderatore e “Big Brother”.
Vetë ajo zgjodhi t’i jepte fund aludimeve mbi angazhimet e saj të fundit, të cilat duken se e kanë mbajtur jo pak larg ndjekësve të saj muajt e fundit. Përmes një statusi të fundit në “Instagram” ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.
“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te Piramida”, e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”.
Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.
Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA3 është Ledion Liço.
Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “Top Channel”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.
Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”.