-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armand Broja në udhëkryq, e ardhmja e tij varet nga…

Kryesoret

Kthehen dyshimet rreth të ardhmes së Armando Brojës, i cili vazhdimisht vihet në diskutim për vazhdimësinë apo jo të tijën në radhët e Çelsit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është përmendur vazhdimisht si një lojtar për të cilin interesohen klube të ndryshme, ndaj nuk dihet me siguri nëse do të vazhdojë të jetë te londinezët, apo do t’i bashkohet një skuadre tjetër në janar.

Burime në klubin londinez kanë sqaruar për prestigjiozen “ESPN” se në klub ka nisur të përpilohet lista e lojtarëve që do të shiten për të financuar afrime të reja në merkato, pasi nuk mund të bëjnë më shpenzime të çmendura për shkak të rregulloreve të Fair Play Financiar.

Trevoh Çalobah, Ian Matsen dhe Noni Madueke raportohet se janë mes atyre të sigurt për t’u larguar në janar, me këtë të fundit që edhe mund të huazohet pasi ka një kontratë afatgjatë me blutë. “E njëjta situatë është edhe për Armando Brojën, por e ardhmja e tij mund të varet nga suksesi i Çelit në ndjekjen e një sulmuesi të ri”, shkruan “ESPN” në artikullin e saj.

Kështu, nëse Çelsi do të sigurojë firmën e Osimhen apo Tonej, të cilët janë objektivat kryesorë, atëherë mund të sakrifikohet Broja për të siguruar të ardhura të mjaftueshme.

PANORAMASPORT.AL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit