-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Europës, në pranga i riu shkodran

Kryesoret

Një 22-vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt shumës 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se shtetasi A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit