-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Broja “harron” si të shënoj, sulmuesi i Kombëtares gabon me portën bosh

Kryesoret

Armando Broja luajti përsëri vetëm një copë të vogël kohe në ndeshjen e radhës së Chelsea në Premier League, veçse pati një moment kur do të ishte kthyer në “hero”.

I aktivizuar vetëm në minutën e 75’-të nga trajneri Pochettino në sfidën e “Stamford Bridge” ndaj Sheffield United, sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu paraqit një rast i artë, më i vështirë për të mos u shënuar.

Fatkeqësisht, 22-vjeçari bëri më të pamundurën me portë bosh, e padyshim që do të jetë kandidat për gabimin më të madh të sezonit. Kjo, krejt ndryshe nga shkëlqimi i fortë momental që pati në ndeshjen ndaj Manchester City ku fitoi penallti me vetëm dy-tri minuta në fushë.

“Blutë e Londrës” e kishin futur ndeshjen në “shina” me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, ndaj kur Broja hyri në fushë nuk është se po luanim me një portë. Kjo ia pakësoi shanset futbollistit “kuqezi”, që gjithsesi duhet thënë se luftoi fort dhe u përpoq për çdo top, duke bërë presion ndaj kundërshtarëve.

Në fund të fundit, duhet të kënaqemi që Broja po aktivizohet tek një ekip elitar si Chelsea, e që ndoshta dalë nga dalë të arrijë formën maksimale për të pasur më shumë minuta në fushë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit