Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 41-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar 41-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se posedonte bashkë me shtetasin B. R., të arrestuar nga Policia, në muajin maj 2023, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua nga Policia, gjatë operacionit.