-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sportisti dhe trajneri më i mirë i vitit! Ylli Ujka: Falë punës, kanë ardhur dhe rezultatet konkrete!

Kryesoret

Sportistët e Tiranës kanë marrë vlerësime nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbrëmjen gala “Yjet e Sportit 2022-2023”.

Gjatë kësaj mbrëmje gala, u vlerësuan me çmime disa nga figurat më të njohura të sportit shqiptar.

Dy sportistët e kryeqytetit, Indrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni dhe veteran i xhudos, Ylli Ujka.

Puna sistematike, këmbëngulja e pjesëmarrja në shumë aktivitete, titujt dhe medaljet e ndryshme u kurorëzuan këtë fundvit me këtë vlerësim.

Kampioni Ylli Ujka deklaroi se Indrtit Çullhaj ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion.

“Jam shumë i lumtur që vlerësimin për xhudistin më të mirë të vitit t’ia dorëzoj sportistit Indrtit Çullhaj dhe vlerësimin për trajnerin më të mirë për Lutfi Çullhaj.

Dhe duke iu rikthyer shprehjes së bërë virale, jemi të gjithë krenar që Indriti ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion dhe Lutfiu ndërkohë që po jep kontributin e tij për sportin e xhudos, ku ai po bën diçka për të shpalosur talentin e tij dhe që ka dhënë rezultate konkrete”, deklaroi Ylli Ujka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit