Ditën e sotshme policia njoftoi kapjen e Hasan Ozcan, 48-vjeçarit të dënuar nga Gjykata e Stambollit.
Policia ka bërë me dije se pritet ekstradimi i shtetasit turk.
“Ky qytetar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.’- njofton policia