-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çejku: Çdo zyrtar apo ish-zyrtar, të mbrohet me mjete juridike dhe jo politike

Kryesoret

Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë si dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, flet mbi situatën e vështirë në të cilën ndodhet opozita në Shqipëri dhe se çfarë mund të bëhej ndryshe, në funksion të ecurisë më të mirë të vendit.

Zoti Çejku thotë se “sa më shpejt që të organizohet opozita, aq më mirë do të ishte për Shqipërinë dhe mbështetësit e saj”. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në vend, aksionit të mosbindjes civile nga një pjesë e opozitës, si dhe kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, zoti Çejku thotë se “drejtësia duhet të vazhdojë punën e vet dhe çdo zyrtar apo ish-zyrtar, duhet të mbrohet me mjete juridike dhe jo politike”.

”Unë mendoj se drejtësia duhet të vazhdojë punën e saj dhe çdo zyrtar apo ish zyrtar duhet të mbrohet me mjete juridike dhe jo me mjete politike. Për aq kohë sa mjetet politike kërkojnë t’i bëjnë gjyqin drejtësisë atëherë sigurisht që do të kemi këto lloj shfaqjesh. Sa më shpejt që të organizohet opozita për të qene në misionin e saj për të cilin është votuar, aq më mirë do të ishte për Shqipërinë, për parlamentin por edhe për mbështetësit e saj. Për aq kohë sa një pjesë e opozitës është në kaos për të mos gjendur rrugën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve, sigurisht që është për të ardhur keq të shohësh edhe skena të tilla që janë shumë të sforcuara me një retorikë të pambështetur në argumente,” tha Çejku për Zërin e Amerikës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit