-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Ja ku është qarku më njerëzit më punëtorë?

Kryesoret

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend. Referuar “Vjetarit Rajonal Statistikor”, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Korçës me 69.6%, pasuar nga Elbasani me 69.3 % dhe Berati me 69.1%. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës hedh dritë mbi potencialin e ekonomisë së një vendi për të angazhuar popullsinë në veprimtari produktive.

Nga ana tjetër, shkalla më e ulët e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës me 53% dhe 56.5% përkatësisht, ndërkohë që mesatarja për vendin është 62.4%. Nisur nga grafiku shohim se përveç Lezhës, Dibrës dhe Tiranës, të gjithë qarqet e tjera regjistrojnë një shkallë të pjesëmarrjes në forcat e punës më të lartë se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, ky tregues është rritur pothuaj në të gjitha qarqet me përjashtim të Gjirokastrës.

Raporti i të punësuarve të moshës 15 vjeç e lart ndaj popullsisë të së njëjtës moshë është 55.5% në vitin 2022. Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në qarkun e Beratit me 64.6%, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 64.4%. Pra, shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në ato qarqe që kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në forcat e punës. Shkalla më e ulët regjistrohet në qarkun e Lezhës me 41.0% dhe të Dibrës me 46.4%. Në Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Vlorë shkalla e punësimit është më e ulët se mesatarja kombëtare. Krahasuar me vitin 2021, shkalla e punësimit është rritur pothuaj në të gjitha qarqet përveç Gjirokastrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit