Është zbuluar identiteti i shqiptarit të shpallur në kërkim për sulmin me armë ditën e premte në Greqi, ku ngelën të plagosur 3 grekë.
Siç njofton policia greke, ai është Nardi Idrizi, një 37-vjeçar i lindur në Durrës dhe banues në Vlorë, i njohur ndryshe dhe si Fatbardh Idrizi.
Ky person në fakt ka një lidhje me botën e krimit pasi vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës së “Çoles” në Vlorë dhe është vrarë.
Pas vdekjes së tij Nardi Idrizi ka marrë emrin e të vëllait.
Ne 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime te Renda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Rezulton i arrestuar ne Vlore ne gusht 2012 dhe i liruar para disa kohesh nga burgu.









