-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ hap rrugën e nënshkrimeve për Mitrovicën e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok

Kryesoret

Komisioni Qendror i zgjedhjeve të Kosovës, ka kthyer një përgjigje zyrtare përkatësisht për komunat Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok ka bërë me dije zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi.

Sipas tij, KQZ-ja ka njoftuar kryesuesit e tri kuvendeve komunale, tri grupet nismëtare dhe MAPL-në edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%.

“Së pari, nga verifikimet, KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse… Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Leposaviqit është: 13,441. Nga ky numër, 2,689 përbëjnë 20% të trupës elektorale në këtë komunë. Në komunën e Zubin Potokut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 6,732. 20% i votuesve në këtë komunë është: 1,347. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i votuesve është: 18,199. Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale”, tha Elezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit