Ditën e enjte, Berati u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u bë me dije përdhunimi i 2 motrave, 16 dhe 19 vjeçe.
Për këtë vepër Gjykata e Shkallës së parë Berat ka dhënë masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për: Andon Shosharin 20-vjeç dhe Ardit Nano 33-vjeç.
Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve. Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer.
Ndërkohë nëna e 16-vjeçares Rudina Zerellari ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj ka mashtruar pasi është nxitur nga familja e të fejuarit për shkaqe xhelozie sepse ajo ka qenë e martuar me Andon Shosharin për 6 muaj.
Vendimi përfundimtar do të jepet pasi të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore mbi vajzat.