Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka dërguar një mesazh përshëndetje me rastin e mbrëmjes gala “Më të mirët 2023” të organizuar nga FSHF. Ai përgëzoi Presidentin Duka, trajnerin e Kombëtares Sylvinho dhe të gjithë lojtarët dhe stafin që e kanë bërë të mundur këtë arritje.
Ndër të tjera Infatino u shpreh se “E di që e ardhmja e futbollit në Shqipëri është në duar të sigurta dhe shumë të afta, falë edhe mbështetjes së Qeverisë dhe Kryeministrit, mikut tim të dashur Edi Rama dhe jam i sigurt që do të vazhdoni ta bëni lojën e bukur edhe më të bukur falë të menduarit në mënyrë inteligjente dhe krijuese, dhe, natyrisht, vendosmërisë dhe punës tuaj të palodhur”
Kreu i organizatës gjithashtu shtoi se do të ishte diçka shumë e bukur nëse Shqipëria do të merrte pjesë në Kupën e Botës.